Rrugë e re me kalldrëm në Gjirokastër

219

Një rrugë në lagjen më të sipërme të Gjirokastrës është shtruar me kalldrëm duke e rikthyer këtë element të arkitekturës mesjetare pas dekadash degradimi.

Sokaku historik që nuk i kishin ngelur më gjurmë të kalldrëmit të dikurshëm orienton drejt një shtegu turistik që çon tek ura e Ali Pashës në faqen e Malit të Gjerë. Interesi për shtegun megjithëse nuk është ende pjesë e hartave turistike të botuara në funksion të orientimit, është shumë i lartë.

Aksi pritet të lehtësojë edhe nevojat e banorëve për transport dhe qarkullim sidomos në stinën e dimrit ku rruga bëhej e pakalueshme.

Rruga “Hito Lekdushi” është mes investimeve të para me rëndësi për lagjet historike. P