Ruajtja e trashëgimisë, ekspertë europianë për restaurimin e kishave në Voskopojë e Vithkuq

201

Ekspertë nga “Europa Nostra”, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instituti i Bankës Europiane të Investimeve kanë mbërritur në Shqipëri për një mision katër ditor në lidhje me Kishat Pas-Bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq.

Ata panë nga afër të gjitha ndërhyrjet dhe proceset për organizimin e punës restauruese të kryer në këto 4 vite me qëllim shpëtimin e këtyre vlerave të cilat mund të cilësohen si pasuri botërore.

Disa nga këto kisha, me përmasa të mëdha, përfaqësojnë një formë të re arkitekturore dhe unike të bazilikave të kupola. Ato janë monumentet më përfaqësuese të artit kishtar të shekullit XVII-XVIII në Ballkan dhe janë kryevepra të stilit Pas-Bizantin.

Sfida e përditshme e specialistëve të restaurimit për të ruajtur, promovuar dhe restauruar trashëgiminë është e pamundur pa asistencën dhe kontributin e çdo aktori.