Rusi/ Pianistja shqiptare triumfon në ‘International Music Competition Moscow’

25

Pianistja shqiptare Melisa Ibrahimi është shpallur fituese e vendit të parë në garën ‘International Music Competition Moscow’ që është mbajtur në Rusi.

Lajmi u bë i ditur nga vetë pianistja, e cila përmes një statusi në rrjetin social Facebook, theksoi se ndjehet shumë e lumtur për triumfin në Rusi

‘Pafundësisht falenderuese ndaj profesoreshës sime Alberta Troni, personi kryesor në arritjet e mia dhe shembulli më i mirë që kam para vetes. Faleminderit familjes për përkrahjen e vazhdueshme’, ka shkruar Ibrahimi.

Një vit më parë Ibrahimi ka marrë çmimin e dytë në “International Music Competition” në Beograd.