Sa biznese ka sektori i bujqësisë në Shqipëri, ja qarku që kryeson me prodhimet “Made in Albania”

86

Qarku i Fierit kryeson me numrin më të lartë të bizneseve të reja që u hapën në sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit, gjatë vitit 2020.

Sipas të dhënave nga INSTAT, numri më i madh i bizneseve të reja në bujqësi u hap në qarkun e Fierit.

Ky qark shënoi 13,880 biznese bujqësor, në fund të vitit të kaluar,  më rritje 8% në raport me vitin 2019.

Në Fier janë të përqendruar 27% e totalit të bizneseve bujqësore, e pasuar nga Korça me 8283 biznese me një zgjerim prej 7.1 % më 2020, Elbasani me 6200 biznese me një zgjerim 8.7 për qind vitin e kaluar.

Sipas INSTAT në të gjithë vendin ushtrojnë aktivitet 50,411 biznese në sektorin e bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve, nga të cilat 7.2% ose 4706 biznese u hapen rishtas, teksa numri i përgjithshëm i bizneseve u shtua me 4044 sipërmarrje të reja, në 2020.

Bujqësia është një ndër sektorët kryesorë në ekonominë e vendit që jep një kontribut mbi 19% të PBB. Ndryshe nga shumë sektorë që u preken rëndë nga kriza pandemike, bujqësia nuk u ndikua, as nga kufizimet në lëvizje dhe as nga konsumi. Prodhimet e freskëta bujqësore shqiptare vijojnë me rritjen më të lartë të tregtimit brenda vendit dhe eksportit në tregjet e BE-së.