Sa do jetë rritja e pagave për 18 mijë punonjës në sistemin shëndetësor dhe mbi 35 mijë mësues

15

Nga vendimi i qeverisë për të rritur pagat përfitojnë mbi 18 mijë mjekë e infermierë dhe mbi 35 mijë mësues në të gjithë vendin, ndërsa kostoja në buxhet shkon në 8 miliardë lekë në vit.

Qeveria miratoi një rritje prej 40% për mjekët, infermierët dhe laborantët në sistemin shëndetësor dhe me 15% për mësuesit e sistemit parauniversitar.

Përfitojnë nga kjo rritje 18 415 punonjës në sistemin shëndetësor nga të cilët 4 650 mjek dhe 13 mijë infermierë e laborantë. Po ashtu përfitojnë 35 883 punonjës të sistemit arsimor parauniversitar. Kosto në buxhet llogaritet 8 miliardë lekë në vit.