Sa e sigurtë është makina juaj? Ja faqja ku mund ta testoni online

22

Nëse doni  të analizoni sa e sigurt është makina juaj, e ndarë sipas markës, modelit dhe vitit të prodhimit Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se tashmë ka një faqe të posaçme. “Euro NCAP prezantoi vlerësimin e përgjithshëm të sigurisë në vitin 2009, bazuar në vlerësimin sipas katër fushave të rëndësishme:

Mbrojtja e përdoruesve të rritur (për shoferët dhe pasagjerët);

Mbrojtja e fëmijëve;

Mbrojtja e këmbësorëve, e cila është zgjeruar për të përfshirë edhe çiklistët dhe tani njihet si Mbrojtësi i përdoruesve vulnerabël të rrugës;

Sistemet e Sigurisë Aktive, e cila vlerëson ndihmën e shoferit dhe teknologjitë e shmangies nga përplasjet.

Në këtë faqe do të gjeni vlerësimet të renditura sipas datës së publikimit, sipas vlerësimit të yjeve dhe sipas rendit alfabetik. Disa makina shfaqen dy herë: një vlerësim tregon vlerësimin bazë të sigurisë, i zbatueshëm për një makinë me vetëm pajisje standarde; tjetra tregon nivelin e sigurisë e cila mund të arrihet me paketën shtesë të sigurisë” shkruhet në njoftimin e DPSHTRR-së.

Vlerësimi i përgjithshëm i yjeve u prezantua për të shtuar më shumë fleksibilitet në skemën e vlerësimeve të mëparshme, të cilat kishin qenë në përdorim që nga viti 1997.

Sipas DPSHTRR-së, nëse doni të blini një makinë dhe ju intereson të shihni simulime në raste aksidentesh në situata të ndryshme, sa i sigurt jeni ju si shofer , pasagjerët , fëmijët , kalimtarët dhe mbi të gjitha çfarë sistemi sigurie  ka mjeti juaj, atëhere duhet bërë kontrolli në faqen Euro NCAP