Sa milionë euro ullinj prodhon Shqipëria, publikohen shifrat

80

Përveç perimeve të freskëta dhe frutave, Shqipëria ka potencial për të rritur eksportet edhe në nënsektorë të tjerë, që përfshijnë lëkurët e gjedhit,  produktet e peshkut, frutat e thata, peshkun e konservuar dhe ullinjtë e konservuar.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se, shembulli më pozitiv në këto vite në drejtim të rritjes së prodhimit dhe eksporteve ka qenë kultura e ullirit.

Ulliri kanë përjetuar rritjen më të madhe në prodhimin bruto dhe vlerë në 10 vitet e fundit, si nga zgjerimi i sipërfaqes së kultivuar, ashtu edhe nga rritja e rendimentit dhe eksporteve si produkt i përpunuar, thekson MBZHR.

Sipas MBZHR, vlera e prodhimit të ullirit u rrit nga 36 milionë dollarë në vitin 2006 arriti në 134 milionë dollarë në 2016 dhe në gati 147 milionë USD në 2020. Ullinjtë pësuan rritjen më të madhe në vlerë gjatë periudhës 2016-2021, të ndjekur nga vezët, domatet, misri dhe rrushi.

Pavarësisht rritjes së rendimentit në disa kultura, produktiviteti bujqësor i Shqipërisë vazhdon të jetë shumë më i ulët se i konkurrentëve të saj në kulturat kryesore, ndaj MBZHR po punon për rritjen e certifikimit të prodhimit.

Sot në Shqipëri punohen afro 250 mijë ha tokë, nga 125 mijë ha që punoheshin në vitin 2013.