Sa rrush prodhohet në Shqipëri? Ja rajonet që mbajne ‘fronin’ (Shifrat)

162

Shqipëria prodhon mesatarisht në vit rreth 185 mijë ton rrush. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë për prodhimin e vitit 2018, rajoni që kryeson në prodhimin e rrushit është ai i Fieri me rreth 42 mijë ton.

Në vend të dytë është rajoni i Elbasanit me rreth 25 mijë ton i ndjekur nga rajoni i Vlorës me rreth 20 mijë ton.

Rajonet ku prodhohet më pak rrush janë Dibra me rreth 6 mijë ton në vit dhe Kukësi me rreth 4 mijë ton.

1-Berat 13 mijë e 800 ton

2-Dibër 6 mijë e 113 ton

3-Durrës 14 mijë e 839 ton

4-Elbasan 25 mijë e 747 ton

5-Fier 42 mijë e 595 ton

6-Gjirokastër 11 mijë e 233 ton

7-Korçë 9 mijë e 721 ton

8-Kukës 4 mijë e 566 ton

9-Lezhë 7 mijë e 586 ton

10-Shkodër 12 mijë ton

11-Tiranë 16 mijë e 557 ton

12-Vlorë 20 mijë e 75 ton