Sa shpenzuan turistët e huaj në udhëtimet e tyre në Shqipëri

30

Sipas raportit “Bilanci i Pagesave” të publikuar nga Banka e Shqipërisë, të huajt kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre në Shqipëri 732 milionë euro gjatë periudhës janar-shtator, nga 1.636 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Referuar të dhënave rezulton se shqiptarët kanë shpenzuar në udhëtime jashtë vendit gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti 507 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2019-s shpenzuan 1.224 milionë euro.

Bilanci i udhëtimeve që mat diferencën mes shpenzimeve të të huajve në Shqipëri me atyre të shqiptarëve jashtë ishte pozitiv gjatë 9-mujorit në një vlerë prej 224 milionë eurosh.