Sa ujë duhet të pijmë në ditë? Pse burrat duhet të konsumojnë më shumë

44

Jemi mësuar gjithmonë me idenë se në ditë duhet të konsumojmë 2 litra ujë, pasi kjo është ‘doza e duhur’.  Kur vjen puna tek shëndeti, uji është instrumenti më i nënvlerësuar për sa i përket vetive të tij kuruese.

Nisur që nga hidratimi i lëkurës, tek qetësimi i dhimbjes së kokës dhe deri tek furnizimi i trupit dhe mendjes me energji. Mirëpo, sa është vërtet ‘doza e duhur’ e ujit, që duhet të konsumojmë?

Mesa duket, për djemtë dhe burrat është ndryshe nga vajzat dhe gratë. Por jo për ndonjë arsye të veçantë, por për shkak se djemtë dhe burrat, zakonisht peshojnë më shumë se vajzat dhe gratë. Sipas “Vanity Fair”, ka një formulë të veçantë për të përllogaritur sa ujë duhet të konsumojmë në ditë.

Peshën trupore duhet ta shumëzojmë me 30 ml, pra nëse peshoni 50 kg, do të ishte mirë të konsumonit 1.5 litra ujë në ditë, e nëse peshoni 80 kg, atëherë do të duhet të konsumoni 2.4 litra ujë në ditë.

Sigurisht, në rastet e aktivitetit fizik, marrjes së medikamenteve apo vapës, më shumë ujë është më mirë. Ndërsa, ‘çelësi’, sipas drejtoreshës së institutit amerikan të shëndetit, qëndron në ruajtjen e mesatares së konsumimit të ujit të përditshëm.

“Udhëzimi bazohet në një ekuacion që përcakton mililitrat e kalorive të konsumuara në ditë. Por edhe nëse jeni duke ngrënë shumë më shumë ose shumë më pak çdo ditë, është mirë të ruhet  mesatarja e referencës për të synuar konsumin e 2 litrave ujë në ditë” shprehet Jaclyn London, drejtoreshë e ‘Housekeeping Institute’

Po ashtu, London sugjeron se personat që merren me aktivitet fizik, për çdo 45-60 minuta stërvitje, duhet të konsumojnë 1 litër ujë. Pra, nëse ne përllogarisim 2 litra ujë në ditë në bazë të peshës trupore, atëherë duhet të konsumojmë 3 litra, nëse kemi planifikuar një orë trajnimi.