Samsung Display tregon një ekran që paloset 360 gradë

4

Samsung ka krijuar një prototip të ri ekran që palosen 360 gradë. Samsung Display, një filial i ekraneve të kompanisë, tregoi prototipin e ri në CES 2023.

Ekrani që paloset nga brenda dhe jashtë mund të rrotullohet 360 gradë. Vjen me një dizajn ndryshe të boshtit të palosjes që krijon një rrudhje më pak të dukshme mbi ekran. Kjo sepse boshti në formën e një pikëze uji lejon këtë ekran të marrë formë si një pikëz uji ku paloset nga brenda.

Gjithashtu ky bosht ekrani vendos më pak presion mbi panelin. Nuk është hera e parë që Samsung Display tregon një prototip të tillë.

I pari edhi në 2021 por qasje ishte ndryshe atëherë sepse ekrani palosej si një “S” në segmente të ndryshme. Deri në modelin më të fundit Galaxy Z Fold 4, ekran palosen në formë të rrafshët në vetëm një drejtim.

Është e mundur që ekrani i ri të shfaqet në modelin e ardhshëm Galaxy Z Fold 5. Dizajni do të adresonte boshin në formë “U”-je që është shkaktari kryesor i rrudhjes mbi ekran.

Rivalët si Oppo dhe Motorola e kanë aplikuar boshtin në formën e pikëzës së ujit me modelet Find N2 dhe Razr respektivisht.

/pcworld.al