“Samsung SHP-DR900” ky është emërtimi i bravës smart të nxjerrë në tregun koreanojugor nga “Samsung SDS”, divizioni që është i përqëndruar në sektorin e pajisjeve të lidhura në intenet.
Në fakt nuk bëhet fjal për një produkt krejt të ri për këtë kompani, por më shumë për një model më të përparuar në produktet “Smart DoorLock”.
Me pak fjalë, kjo bravë përdor internetin për t’u lidhur me smartfonin, duke dërguar informacione në kohë reale mbi gjendjen e saj.
Për shembull, përdoruesi mund të informohet nëse brava është aktive, madje mund të hapë derën edhe në distancë nëpërmjet smartfonit.
Madje ka do të ketë edhe sensorë që njohin lëvizjen e dorës dhe do të mjaftojë vetëm ta prekësh pak bravën që dera të hapet pa ushtruar aspak forcë.
Çmimi dhe tregjet ku do të jetë i disponueshëm ky produkt ende nuk dihen, por dihet që tregtimi i tij nuk do të limitohet vetëm në Korenë e Jugut.