Saranda, e preferuara e turistëve

3

Saranda është një nga qytetet më të frekuentuara gjatë sezonit turistik.

Porti Detar i Sarandës këtë sezon ka njohur shifra të larta, jo vetëm për pritjen e pasagjerëve, por edhe për përpunimin e mjeteve lundruese, kryesisht jahteve, duke e bërë këtë qytet një destinacion të preferuar.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto të mbërritjes së turistëve në qytetin bregdetar, tejsa theksoi se Saranda është e preferuara e turistëve.

Pranë portit ndodhet edhe Zyra e Informacionit Turistik ku ofrohen harta të posaçme guidimi, albume e manuale që i përgjigjen interesit të shtuar të pushuesve për të qenë sa më të informuar dhe sa më të orientuar gjatë lëvizjes së tyre me mjete të transportit publik, taksi apo në rrugë detare.

Vitet e fundit Shqipëria ka zënë një vend të rëndësshëm në mediet ndërkombëtare përsa i përket klasifikimit të vendit si një nga destinacionet turistike të preferuara për turistët huaj, ku spikatin qytetet si Ksamili, Saranda dhe Vlora.