Saranda Fish Festival; Saranda: Destinacioni i fillimsezonit për 5 ditë e netë

17

Qyteti i Sarandës është duke u përgatitur për një festë të madhe e cila me siguri do tërheqë vëmendjen e të gjitha grupmoshave, qytetarëve të Sarandës por edhe vizitorëve nga brenda e jashtë vendit.

Me moton “Festojmë zhvillimin, zhytemi në traditë”, së shpejti qyteti bregdetar do organizojë Saranda Fish Festival, që siç shprehet online kryetari i bashkisë, Oltion Çaçi, nuk do të jetë vetëm një festë, por është destinacion i këtij fillimsezoni dhe një eksperiencë e paharrueshme.

Saranda Fish Festival nis më 28 maj në shëtitoren e Sarandës, për disa ditë rresht, por aktivitetet do të zhvillohen edhe netëve.

Në Saranda Fish Festival do të marrin pjesë artistë nga më të njohurit, që prej grupit Jericho që vjen nga Kosova e deri te grupi Saz’iso që sjell tingujt tradicionalë shqiptarë, si përfaqësues të kulturës dhe trashëgimisë.

Në 5 ditë-netët e festës është menduar edhe për fëmijët të cilët do të kenë një hapësirë të dedikuar me animatorë, pikturë, shfaqje filmash, bërje balonash e shumë të tjera. Ndërsa hapësira të caktuara në qytet janë menduar për promovimin e bizneseve lokale si dhe për tregtimin gjatë festës.

/ata.gov.al