Saranda histori suksesi turistik; Mbi 250 mijë turistë vendas e të huaj

24

Qyteti bregdetar i Sarandës ka tërhequr këtë vit një numër të lartë turistësh vendas e të huaj.

Ky vit shënoi kulmin turistik me një rritje prej 30 % të turistëve në krahasim me vitin e kaluar. Statistikat portuale tregojnë mbi 250 mijë turistë që kanë ardhur në Sarandë, 40 mijë më shumë se viti i kaluar, si dhe 35 % rritje të fluksit të mjeteve turistike.

Turistë nga më shumë se 100 nacionalitete e vizituan vendin tonë si: Italia, Spanja, Suedia, Norvegjia, Danimarka, Portugalia, Franca, Gjermania, Amerika etj.

Për herë të parë Ksamili u shfaq në “Times Square”, New York, falë fushatës promovuese të iniciuar nga bashkia Sarandë.

Në Sarandë u organizuan koncerte të përmasave të mëdha me performanca që elektrizuan turistët dhe vendasit, si festivale, panaire, shfaqje ekspozita, duke gjallëruar mbrëmjet e qytetit bregdetar.

Ky është viti ku u sistemuan plazhet publike dhe u pastruan në çdo cep të qytetit. U vendosën 100 çadra dhe 200 shezlongë në plazhet publike për turistët”.

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, Saranda është e rrethuar nga kodra dhe përballë saj ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit kuriozon turistët e shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.

/ata.gov.al