Sarandë, rritje e investimeve në sektorin e bujqësisë

14

Në territorin e Sarandës me rrethina është e vështirë të gjesh toka të papunuara.

Të dhënat zyrtare të bashkisë bëjnë të ditur se 92% e tokës bujqësore që ka në territorin e saj është e mbjellë me kultura bujqësore, duke shënuar shfra pozitive sa i takon përqëindjes së punimit dhe mbjelljes së tokës bujqësore në gjithë Shqipërinë.

Nga 2337 ha tokë që ka kjo bashki mbillen 2166 ha,ku janë të mbjella me kultura bujqësore, krahas agrumeve dhe ullinjve.

Interesi për të punuar tokën ka gjetur një mbështetje të madhe nga bashkia dhe projektet e finacura nga shteti dhe donatorët, sidomos në projektet e sektorëve e kanalizimeve, vaditjes dhe kullimit. Shumica e tokave të mbjella janë nën ujë dhe kanë vaditje gjatë gjithë kohës.

Toka në Sarandë është mjaft e begatë falë cilësisë së saj, kushteve klimateriko – tokësore, dhe afrësisë me detin, duke theksuar dhe kujdesin gjithnjë e më të madh që tregojnë fermërët për të mbjellë tokat e tyre dhe për t’iu rrikthyer punëve të bujqësisë.

Prodhimet e marra janë mjaft cilësore dhe garantojnë furnizmin e tregut dhe në sezonet e turizmit, madje shumë prej tyre kanë gjetur dhe rrugët e eksportit duke rritur të ardhurat për fermërët dhe kultivuesit e agrumeve dhe ullinjve.

/ata.gov.al