Sasia më e madhe e mbërritur njëherësh, vijnë 340 mijë vaksina

33

Mëngjesin e sotëm, në vendin tonë kanë mbërritur edhe 340 mijë vaksina të tjera të Coronavac.

Kjo sasi e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri.

Me ardhjen e sasisë së re, autoritetet njoftuan se do të intensifikohet vaksinimi anticovid, me ditët e hapura të vaksinimit masiv, vaksinimin derë më derë dhe uljen e fashës së vaksinimit, duke u dhënë kështu mundësi sa më shumë qytetarëve të vaksinohen dhe të mbrohen nga Covid19./Poal