Në Durrës vijon puna për restaurimin e Hamamit, monument i trashëgimisë kulturore i kategorisë I nga programi EU4Culture.
Ndërhyrjet përfshijnë restaurimin e sipërfaqeve të brendshme, fasadave dhe instalimeve për interpretim digjital.
Pavarësisht interesit të turistëve për ta vizituar, Hamami i Durrësit ka qëndruar i mbyllur për një kohë të gjatë. Fatmirësisht, ai do të hapet së shpejti për publikun pasi të kenë përfunduar planet e restaurimit dhe rindërtimit, të cilat synojnë ruajtjen e tipareve origjinale.
Për shekuj me radhë, hamamet kanë qenë pjesë përbërëse e peizazhit urban të shumë qyteteve shqiptare gjatë sundimit osman.
Hamami i Durrësit, i ndodhur pranë Torres Veneciane, është pjesë e një grupi monumentesh me rëndësi arkeologjike dhe kulturore përgjatë rrugës historike Egnatia.
E ndërtuar në shekullin II para Krishtit, Egnatia ishte pjesë integrale e rrugës tregtare të Perandorisë Romake, që lidhte qytetin antik të Dyrrahut (Durrësi i sotëm) me Kostandinopojën (Stambolli i sotëm).
/ata.gov.al