Segmenti Plepa-Kavajë, nis asfaltimi i pjesëve të dëmtuara

91

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën për riparimin e pjesëve të dëmtuara të asfaltit në segmentin Plepa-Kavajë.

Ky investim parashikon rehabilitimin e plotë dhe me standarde të segmentit rrugor Plepa-Kavajë.

ARRSH njofton se, punimet parashikohet të përfundojnë nesër dhe rruga është e hapur për trafikun duke mos shkaktuar asnjë problem me qarkullimin.