Sekreti për një gjumë ideal

55

Të lexoni libër, të keni dy jastëkë dhe të strukeni në anën e djathtë, ndikon që të keni gjumë të qetë shëndetshëm. Shkoni në shtrat saktësisht në orën 22:39 pasi keni veshur pizhame. Zbulimi i ri është bërë nga hulumtimi me 2000 njerëz nga një firmë e dyshekëve.

Të shkoni në shtrat në orën 22:39 duke pasur të veshura pizhame, kjo ndikon që të keni një gjumë perfekt gjatë natës.

Leximi i librave, dy jastëkë dhe gjumi në anën e djathtë, po ashtu ju ndihmon që kur të zgjoheni të jeni më të çlodhur, thotë një studim i ri.

Hulumtimi që është bërë më 2000 britanik të cilët flenë në maksimum 8 orë në ditë, po ashtu këshillon njerëzit që mos të përdorin 37 minuta telefonat e tyre celularë para se të bien në gjumë. Në vend të kësaj mund të lexojnë libra gjatë atyre minutave.

Raporti, që është financuar nga një firmë e dyshekëve , tregon se temperatura në dhomë prej 16 gradë Celsius është ideale për gjumë. Edhe dritat duhet të fiken të gjitha.