Selda, shqiptarja në Slloveni që ndihmon fëmijët të mësojnë gjuhën shqipe

14

Selda Sukaj (Kocinaj), shqiptarja nga Durrësi që jeton në Celje të Sllovenisë është një aktiviste e njohur atje, moderatore ndërkulturore në Universitetin Popullor në Celje dhe bashkëautore e fjalorit sllovenisht-shqip për fëmijë.

Selda është e përfshirë dhe e angazhuar në projekte të aktivizimit social të grave shqiptare, financuar nga Ministria e Punës të Sllovenisë dhe nga Bashkimi Evropian. Njëherazi, ajo është pjesë e përpjekjeve për mësimin e gjuhës shqipe me fëmijët shqiptarë, por pse jo edhe me pjesëtarë të administratës sllovene.

Selda është pritur nga ambasadori shqiptar në Slloveni, Pëllumb Qazimi ku dhe është bërë dorëzimi i teksteve të mësimit të gjuhës shqipe mundësuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, ministr i Shtetit për Diasporën dhe nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.