Sëmundja e plasjes, vaksinohen 100% bagëtitë në të gjitha zonat me risk

59

Përfundoi sot procesi i vaksinimit të bagëtive të imta dhe kafshëve bujqësore në zonat me risk të lartë për shfaqjen e sëmundjes së Plasjes.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bëri të ditur se përfundoi 100%  procesi i profilaksisë shtetërore, në të gjitha zonat e identifikuara me risk të lartë.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) në përputhje me zbatimin e Programit Kombëtar të Kontrollit të Plasjes, për vitin 2021, vaksinoi falas me 87.350 dozë vaksina kafshët bujqësore të 38 fshatrave në qarqet Gjirokastër, Vlorë, Dibër, Berat, Elbasan, Shkodër dhe Kukës.