Serra moderne në Lushnjë mbështetur nga IPARD, orientim drejt eksportit

14
Shoqata e Bashkëpunimit Bujqësor “Grames”, në Plug të Lushnjës është një nga fermat e financuara nga programi IPARD II për kultivimin e perimeve në serra.
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural bën të ditur se, kjo fermë e pajisur me teknikat e reja të kultivimit, me sistemin e specializuar të ngrohjes dhe vaditjes ka një sipërfaqe prej 2,5 ha të mbjella.
Fermerët së bashku, sjellin produkte konkurruese gjatë gjithë vitit dhe garantojnë shitjen e tyre përmes pikave të grumbullimit.
Lidhja midis fermerëve dhe pikave të grumbullimit, luan një rol të rëndësishëm për ruajtjen e produktit sipas kushteve të duhura dhe orientimit drejt eksportit.
AZHBR përmes investimeve të tilla synon përmirësimin e standardeve të prodhimit, rritjen e numrit të të punësuarve dhe zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë rurale.
/ata.gov.al