Sesion i edukimit mjedisor me të rinjtë në zonën e Ish-Kënetës

250

Rrjeti “Sot për të Ardhmen” organizoi në qendrën komunitare në Durrës, seminarin e rradhës me të rinjtë mbi edukimin mjedisor mbi menaxhimin e mbetjeve urbane në zonën e ish-kënetës – Durrës i Ri”, si pjesë e programit “Shoqëri civile aktive për një mjedis evropian” ACHIEVE, zbatuar nga REC Shqipëri dhe financuar nga European Union in Albania.

Në këtë takim të rradhës, të rinjtë u përfshinë në diskutime mbi monitorimin në terren të menaxhimit mjedisor, sidomos mbi situatën mjedisore në lidhje me mbetjet urbane; si të ndërtojnë një fushatë ndërgjegjësimi; dhe si të ndërmarrin nisma të vogla, por të lidhura me njëra-tjetrën për të dhënë një impakt më të madh.

Gjatë takimit, të rinjtë u ndanë në grupe pune, të cilët ideuan plane pune të vogla në shërbim të mjedisit, dhe i vunë në zbatim direkt në terren, në përputhje me objektivat e projektit dhe të programit ACHIEVE.

Ndërthurja e shprehjes së ideve me pjesën e zbatimit të disa prej nismave të vogla, u konsiderua nga të rinjtë si një shtysë për t’u përfshirë më shumë dhe për ta amplifikuar më tej aksionin mjedisor.

14100509_671159979719350_464419127056982533_n 14184564_671160063052675_3083231400597752414_n 14212019_671159969719351_4310474719230759738_n 14237516_671160103052671_244990103318086100_n 14238263_671160109719337_6647182051268896422_n