Sezoni 1 miliardë euro/ Turistët e huaj shpenzuan këtë verë më shumë para se kurrë

4

Turistët e ardhur këtë verë në Shqipëri shpenzuan para’ më shumë se kurrë më parë. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në harkun e muajve korrik-shtator, që përkon edhe me pikun e sezonit, të huajt harxhuan plotë 1 miliardë euro, duke regjistruar kështu një rekord historik.

Kjo ecuri lidhet kryesisht me numrin e të huajve që vizituan Shqipërinë këtë vit. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në harkun e muajve korrik-shtator në vend hynë mbi 3.8 milionë turistë, shifër kjo më e larta e regjistruar ndonjëherë.

Rritja e çmimeve me rreth 20 për qind në thuajse gjithë zinxhirin përbërës të turizmit veror, ka dhënë kontributin e vet në të ardhurat e kënaqshme. Ekspertët tregojnë edhe se ku kanë shkuar më së shumti këto para’.

Në linjë të ngjashme me të dhënat në harkun korrik-shtator paraqiten edhe shifrat për 9-mujorin e këtij viti. Paratë e shpenzuara nga turistët në harkun e muajve janar-shtator, arritën në 2.2 miliardë euro duke u rritur ndjeshëm krahasuar me vitet paraardhëse.

Ndërkohë, në po të njëjtin hark kohor Shqipërinë e vizituan mbi 6.4 milionë turistë, duke tejkaluar edhe 2019-n, vlerësuar si viti më i mirë.

a2news.com