Sezoni i shirave, pastrohen 10 mijë metër kanale kulluese në Shkodër

132

Në Shkodër vazhdon puna për pastrimin e kanaleve kulluese në territor.

Bëhet fjalë për kanale të dyta dhe të treta kulluese, në territorin me kuotën më të ulët në Njësinë Administrative Dajç.

Konkretisht është ndërhyrë në fshatrat Belaj, Rrushkull dhe Samrisht, ku është bërë e mundur të pastrohen mbi 10 mijë metër linear kanale kulluese të dyta dhe të treta.

Këto kanale kulluese ndikojnë direkt në prodhimtarinë e tokës, por edhe në kullimin e shpejtë të tyre pas reshjeve të shiut, pavarësisht intensitetit.