Sezoni turistik 2020/ 20 kroçera “prenotojnë” në portin e Durrësit

26

Në portin e Durrësit për sezonin e ardhshëm turistik janë prenotuar 20 kroçera dhe velierë.

Nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, mësohet se anija e parë turistike në port do të jetë kroçiera “La Belle Del L’Adriatique”, më 5 maj të këtij viti. Më pas, kjo kroçerë me vizitorë të huaj, do të mbërrijë në Durrës edhe pesë herë të tjera, deri në 22 shtatorin e ardhshëm.

Qendra e Informacionit njofton se më datë 9 maj, pritet edhe kroçiera “Spirit of Discovery”, me gjatësi 237 metra. Kjo anije e madhe turistike, e ndërtuar vitin e kaluar, vjen në qytetin-port për herë të parë.

Gjatë vitit 2019 në portin më të madh të vendit u ankoruan 19 kroçiera dhe veliera me 4,503 turistë, si dhe 430 jahte të madhësive të ndryshme/