Sezoni turistik, Forcat e Armatosura rikthehen në pastrimin e akseve rrugore

530

Forcat e Armatosura nisën aksionin edhe këtë vit për pastrimin e disa akseve rrugore dhe zonave bregdetare për sezonin turistik veror për vitin 2017. Veç pastrimit të rrugëve dhe zonave të frekuentuara nga turistët, ky aksion ka për qellim edhe ndërgjegjësimi e qytetarëve për mbajtjen pastër të mjedisit.

Ministrja e Mbrojtjes, zonja Mimi Kodheli, ndoqi nga afër punën e efektivëve të cilët po bëjnë të mundur pastrimin e aksit të Morinës dhe i falënderoi ata për të gjithë punën e bërë.

Pastrimi i aksit të Morinës po bëhet i mundur nga efektivët e DMR (Drejtoria Mbështetëse Rajonale) Kukës. Ky aksion do të shtrihet edhe në zonat e tjera turistike dhe do të vazhdojë gjatë gjithë sezonit veror.

Burimi: Shqip.com