SHBA dhuron pajisje logjistike për Shqipërinë

42

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet Zyrës së saj për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurimin e Kufijve (EXBS), dhuroi 45 kompjuterë për Policinë Shqiptare të Kufirit dhe Migrimit.

Këto kompjuterë janë vendosur tashmë në disa nga pikat kryesore kufitare të kalimit në vend, për të lehtësuar procesimin e pasagjerëve dhe mjeteve.

Programi i EXBS vijon punën në forcimin e kapaciteteve efikase të kontrollit kufitar, për të ndihmuar agjencitë kufitare të përballen me sfidat dhe rreziqet që përmban puna e tyre e përditshme.

Gjithashtu, byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës (INL) dhuroi jelekë të rinj anti-plumb dhe veshje taktike për njësinë shqiptare të Interpolit.