SHBA/ Historike! Për herë të parë dy shqiptarë diplomohen në akademinë West Point

14

Për herë të parë në historinë e Akademisë Ushtarake Amerikane  West Point në Shtetet e Bashkuara, janë diplomuar dy kadetë nga Kosova. Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku janë ushtarakët e rinj që  pas diplomimit do t’u bashkohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Arelena dhe Ylli kanë ndarë me Zërin e Amerikës në një video mesazh emocionet në prag të diplomimit.

“Kjo më bën të ndihem edhe më shumë krenare, pasi kur të eci në skenë dhe të përmendet emri im dhe i Yllit do të përmendet emri i Kosovës. Më bën të ndihem edhe më shumë krenare që presidenti i SHBA-ve do ta dëgjojë dhe do të mësoje se Kosova ka qene e suksesshme në West point. Nuk kam qenë e vetme në këtë rrugëtim. Sigurisht që do t’ja dedikoja arritjet e mia shumë të tjerëve, duke filluar që nga familja ime, prindërit e mi të cilët më kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe dhe kanë qenë këtu për mua, shokët dhe shoqet e mi por mbi të gjitha do të falënderoja forcat e sigurisë së Kosovës dhe SHBA-ve që më kanë ofruar mundësinë që të jem në West Point”,  tha Arelena Shala

Ndërsa kadeti Ylli Dalladaku tha se: “Ndjehem krenar qe kam përfaqësuar vendin tim dhe kam pasur mundësinë për të përforcuar imazhin e vendit tim në një vend si West Point. Besoj që të gjitha aftësitë dhe dijet që kam përfituar këtu në West Point kanë qenë për mua një gjë jashtëzakonisht e veçantë. Ka qene një përgjegjësi e madhe të përfaqësoj Kosovën për herë të parë në një vend si West Point, po në të njëjtën kohë ky ka qenë dhe motivimi kryesor. Është një ndjenje e jashtëzakonshme që të përfaqësosh diçka që është me e madhe se vetja jote, dhe kjo më kas hstyrë që ti jem besnik atyre vlerave që më janë mësuar, në familje, në vendlindje dhe në West Point”.