SHBA/ Infermierja shqiptare në Bronx zgjidhet “Punonjëse e vitit për 2020-ën”

24

Prej 15 vitesh Ardita Sopi ushtron profesionin e saj si infermiere në Bronx, SHBA. Media amerikane “News12” ka realizuar një intervistë me infermieren shqiptare, e cila në vitin 2020 u nderua nga spitali ku punon më çmimin “Punonjëse e vitit për 2020-ën”.

Për tetë vite Sopi ka qenë pjesë e në Spitalin St. Barnabas dhe së fundmi ajo punon si infermiere në Departamentin e Shërbimeve Shëndetësore në këtë spital.

Vitin e kaluar, spitali e nderoi Ardita Sopin si “Punonjësen e vitit për 2020-ën” për punën e saj duke siguruar mbështetje fizike dhe emocionale për stafin.

Ajo thotë se qëllimi i saj i ardhshëm është marrja e një doktoraturë dhe kontribuimi në shoqërinë amerikane, për të cilën ajo thotë se tashmë i ka dhënë kaq shumë.