SHBA japin 900 mijë dollarë shtesë në ndihmë të Shqipërisë

6

SHBA ka alokuar një tjetër fond në ndihmë të Shqipërisë në betejën me COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i japin 900,000 dollarë shtesë Shqipërisë për COVID 19, duke e çuar totalin në mbi 2 milionë dollarë të dhënë për laboratore, gjurmim të rasteve dhe ndihmë teknike.

Kjo mbështetje ecën në vazhdën e 700 milionë dollarëve ndihmë totale të dhënë prej vitit 2000.