SHBA në ndihmë të Shqipërisë, jep edhe 346 mijë dollarë fond shtesë

9
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar sot një shtesë prej 346,000 $ për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër COVID-19.
Ambasada e SHBA në Tiranë, sqaron se këto fonde ishin shpallur më parë si pjesë e angazhimit mbi 11 milionë dollarë të qeverisë për luftën kundër COVID-19 në mbarë botën.
” ️Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, ka dhënë një shtesë fondesh prej 346,000 dollarësh për të ndihmuar Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër pandemisë. Këto fonde ishin lajmëruar më parë si pjesë e shumës mbi 11 milionë dollarë, të angazhuara nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara për luftën kundër pandemisë në mbarë botën”,– njoftoi sot USAID.