SHBA/ Vetëm 3-vjeç me titull “shef kuzhine”, shqiptari që u bë fenomen botëror

79

Është vetëm 3 vjeç, shqiptar, por jeton në New York, dhe videot e tij të gatimit po marrin miliona klikime në TikTok. Përveç famës në rrjetet sociale Iliriani Kameraj është bërë pjesë e emisioneve më të njohur në New York.

Që nga fillimi i pandemisë, nëna e tij Dorentina i ka kthyer përgatitjet e tij të vakteve në një shfaqje gatimi në TikTok, duke shpërndarë mijëra video të adhurueshme të Ilirianit duke bërë gjithçka, nga pula e pjekur e deri tek mishi i viçit. Videot më të njohura të shef Ilirianit janë parë miliona herë secila.

Ai shfaqet në kuzhinë me kapelën e një shefi “Chef Ilirian” ndërsa gatuan ushqime të ndryshme.

Ai ka bërë sallatë me spinaq, spagheti dhe qofte, pica, mish qengji, byrek me kungull, gjel deti, ëmbëlsira etj.

Dashuria e Ilirian për gatimin filloi nga një video në YouTube kur prezantuesit i treguan shikuesve se si të bënin bukë, edhe Ilirian gatoi.

Ai filloi më ushqime të thjeshta, por vazhdoi rrugën e tij për të ndihmuar nënën të gatuanin pulë të pjekur.

“Ne e kemi bërë atë katër herë tashme. Atij i pëlqen ta marinojë dhe të vendosë të gjitha gjërat brenda pulës,” tha nëna e tij.

Gatimet e Ilirian filluan gjatë pandemisë me qëllim që ai të argëtohej, por Dorentina filloi të postonte videot në internet.

Dorentina tha se fëmijët mund të bëjnë shumë në kuzhinë duke theksuar se e mban të sigurt djalin e saj, larg thikave dhe mjeteve prerëse, duke përdorur një makinë prerëse në vend të tyre.

“Fëmijët janë të aftë për kaq shumë gjëra dhe shumë prindër nuk i lejojnë fëmijët të provojnë gjëra,” tha ajo.