Shebenik-Jabllanicë, tërheq aventurierët e dëborës

14

Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”, është kthyer vitet e fundit në një prej destinacioneve më të preferuara të turistëve vendas dhe të huaj.

Këto ditë dimri kryesisht të rinjtë preferojnë të ngjiten në këto lartësi, edhe për shkak të terrenit të thyer e të mbuluar nga dëbora.

Parku Kombëtar i Ekosistemit Shebenik – Jabllanicë, shtrihet në verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit dhe ka njw sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore e zënë pyjet, pastaj kullotat, tokat bujqësore ato jo prodhuese, shkëmbore, si dhe trojet.

Parku shtrihet brenda kufijve të Bulqizës, Steblevës me rrugën Librazhd- Dorëz, ura e lumit Rapun, pranë fshatit Zagosht, shkalla e Lunikut, fshati Llangë dhe Fushë Studen.

/ata.gov.al