Shega, fruti i jetës! Ja efektet e jashtëzakonshme në shëndetin tonë

53

E renditur në 10-shen më të mirë të frutave, shega evidentohet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, në sajë të përmbajtjes së lartë të antioksidantëve si polifenolet. Këto të fundit janë mikronutrientë të rëndësishëm, të cilët duhet të jenë pjesë e pandarë e dietës sonë ushqimore në të mirë të trupit dhe mendjes tonë. Në një studim realizuar në universitetin “Queen Margaret”, Edinburg, Skoci, një grupi vullnetarësh iu dha nga një shegë për të konsumuar në ditë për 3 javë rresht. Pas 3 javësh iu dha nga një gotë lëng shege në ditë. U konstatua që ndjenja e tyre e urisë kishte ardhur duke u zbehur.

Kështu që me të drejtë u ngrit hipoteza që polifenolet e shegës veprojnë si supresor të urisë dhe si rezultat të krijojnë ndjesinë e ngopjes në stomak, duke evituar kështu ngrëniet e tepërta që çojnë në obezitet. Siç dihet tashmë sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë shkakun numër një të vdekjeve në mbarë botën. Origjina e kësaj sëmundshmërie lidhet me nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterolit në gjak. Kështu konsumi i shegës dhe lëngut të saj redukton në 4 javë nivelin e triglicerideve të larta në gjak si dhe rrit nivelin e kolesterolit HDL, i njohur ndryshe nga njerëzit si “kolesteroli i mirë”. Antioksidantët japin ndikimin e tyre në parandalimin e procesit të rritjes së qelizave kanceroze në disa lloje të kancerit të gjirit. Fruta e shegës njihet për vetitë e saj antiinflamatore. Kështu bën të mundur uljen e intensitetit të proceseve inflamatore në sëmundjet reumatizmale, duke zbehur simptomatologjinë e tyre tepër të dhimbshme.

Konsumimi i frutës apo lëngut të saj të ndihmon në uljen e dhimbjes, edemave të artikulacioneve. Shega bën pjesë në shportën e ushqimeve të shëndetshme që iu duhen të konsumoni gjatë jetës suaj, në mënyrë që të qëndroni sa më në formë dhe të rinj.