Shembuj frymëzues/ Emigranti shqiptar blen një autoambulancë për qytetin e tij të lindjes

156

“Një gjest i bukur solidaritetit nga Arjani, sipërmarrës i ri i cili i ka dhuruar qytetit të tij të lindjes një ambulancë”, kështu shkruajnë mediat lokale në Itali për gjestin human të  Arjan Sheshit, 46 vjeçarit nga Rrogozhina i cili prej vitesh jeton dhe punon në vendin fqinj.

Aktualisht ai është pronar i një kompanie ndërtimi në Ciociaria, pranë zonës së Anagni.

Pavarësisht se ndodhet larg, Arjani nuk e ka harruar asnjëherë vendlindjen e tij. Së fundmi, ai ka vendosur t’i japë një ambulancë vendit të tij të lindjes.

46-vjeçari ka vendosur të shpenzojë një pjesë të kursimeve të tij për të blerë një autoambulancë për qytetin e tij të lindjes, Rrogozhinën.

Autoambulancën ai e ka blerë së bashku me një mik të tijin, ndërsa janë bërë gati për ta dërguar në Shqipëri.

Me rihapjen e kufijve, autoambulanca do të mbërrijë në Shqipëri, në vendlindjen e Arjanit.

Padyshim ky është një gjest që nderon sipërmarrësin që nuk e ka harruar origjinën e tij.