Shembulli frymëzues i Ilias nga Kuçova, me serën moderne për prodhimin e domates

26

Ilia nga Kuçova është një tjetër shembull frymëzues, i cili falë punës së tij dhe me mbështetjen e programit IPARD, përmes Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural ka ngritur një serë moderne për prodhimin e domates që i garanton sigurinë dhe cilësinë e produktit.

Ai eshte përfitues i programit IPARD me vlerë 4.9 milionë lekë për ndërtimin e kësaj sere diellore. Kjo shumë është pjesë e kontributit të AZHBR-së për një investim që ka shkuar diku tek 10 milionë lekë të reja sera.

“Unë këtu punoj bashkë me vëllain dhe jemi ortak në këtë punë. Dëshira ime është ta zgjeroj sipërfaqen e serës të përmirësoj dhe të shtoj teknologjinë në serat aktuale që kam”, tha Ilia.

“Me çfarë kam parë unë gjithë këtë kohë që kam shëtitur gjithë Shqipërinë, ata që bashkohen dhe krijojnë secili në të mirën e vet dmth japin më të mirën e vet në funksion të punës japin më shumë rendiment dhe kanë më shumë të ardhura”, tha Krifca.