Shën Valentini, Tirana mbushet me zemra të kuqe


4

Sot në ditën e Shën Valentinit Tirana dhuron dashuri, ndërsa rrugët e sheshet janë dekoruar me zemra të kuqe.

14 shkurti ka qenë gjithmonë më i veçantë se çdo ditë tjetër e të njëjtit muaj. Pothuajse të gjithë, e njohin Ditën e Shën Valentinit si një festë për dashurinë.

Edhe Tirana dhuron plot dashuri. Rrugët e kryeqytetit janë mbushur me zemra të kuqe, simbol i dashurisë, për të dhuruar një atmosferë të ngrohtë në këtë ditë të veçantë.

14 shkurti është dita që në kalendarin e krishterë i kushtohet Shën Valentinit, martir e shenjtor. Shën Valentini lindi në vitin 176 dhe pasi mbushi të 20-at u bë ipeshkv i Ternit. E vranë në moshën 97-vjeçare dhe disa shekuj më vonë e shpallën shenjtor.

/ata.gov.al