Shëndetësi, fillon rindërtimi i 7 qendrave shëndetësore në Gjirokastër

372

Investimet në sistemin e shëndetësisë kanë bërë që në qarkun e Gjirokastrës të rehabilitohen 22 qendra shëndetësore dhe pika autoambulancash, të cilat janë në shërbim të qytetarëve për të ofruar një shërbim sa më të mirë.

Tashmë ka filluar puna për rehabilitimin edhe të qendrave shëndetësore në fshatrat Dunavat, Palorto, në lagjet “11 Janari” e “18 Shtatori”, në Kardhiq, Krahëz e Petran.