Shëngjini është prenotuar, 50 DJ me famë botërore dhe mijëra turistë do vijnë në ma

121

Ndonëse sezoni turistik do ende kohë që të çelet, Shëngjini ka nisur që të popullohet. Kjo, si pasojë e rritjes së temperaturave.

Qytetarë të shumtë nga Shqipëria, por edhe ata të trojeve shqiptare, kanë ardhur në Shëngjin për të marrë rrezet e para të diellit. Edhe hotelet dhe resortet në Shëngjin duket se po marrin frytet e këtij sezoni të hershëm.

Në fund të muajit maj, për herë të parë në Shqipëri, pikërisht në Shëngjin do të organizohet një prej koncerteve më të rëndësishëm, ku pritet të performojnë 50 DJ me famë botërore, si dhe priten të marrin pjesë rreth 7.000 persona nga e gjithë bota.

Ky koncert është mënyra më e mirë e promovimit që do t’i bëhet Shëngjinit, ndërsa hotelet dhe resortet e tij jane thuajse të pronotuar gjatë këtyre ditëve. Edhe këtë vit, Shëngjini duket se do të jetë një nga pikat më të rëndësishme të turizmit.