Shërbimet profesionale, shkencore dhe teknike tërheqin 36 milionë euro investime të huaja

14

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në gjysmën e parë të këtij viti, një tjetër degë me rritje të investimeve të huaja është ajo e shërbimeve profesionale, shkencore dhe teknike.

Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, për 6-mujorin 2021, ky sektor tërhoqi investime të huaja në vlerën e 36 milionë eurove.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, investimet në këtë sektor shënuan një rritje me tre herë, sidomos në tremujorin e parë të vitit.

BSH-ja thekson se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Shqipëria tërhoqi gjithsej 463 milionë euro investime të huaja, në rritje me 0.6% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë.