Shërbimi i psikologut në qendrat shëndetësore, punësohen 50 psikologët e parë

18

hërbimi i psikologut për herë të parë do të ofrohet edhe në qendrat shëndetësore.

Ditët e fundit Ministria e Shëndetësisë dha lajmin e mirë se 50 psikologë dhe punonjësit e parë socialë janë punësuar në disa Qendra Shëndetësore në vend. Madje ky shërbim socio-shëndetësor duke filluar nga viti 2023 do të zgjerohet sërish në rang vendi.

Psikologu dhe punonjësi social do të jenë kështu sa më afër qytetarëve, grupeve në nevojë duke filluar nga të rinjtë, adoleshentët dhe duke vijuar mbështetjen për moshat e treta. Njerëzit që shfaqin ngarkesë emocionale do ta gjejnë psikologun në qendrën shëndetësore, çdo ditë të javës dhe pa pagesë.