Shërbimi i ri/ Dokumentet e pronës mund të merren tashmë nga shtëpia për 3-5 minuta

31

Dokumentet e pronës tashmë mund të merren online në portalin qeveritar e-albania.

Ky shërbim i ri është pjesë e procesit të transformimit dixhital që po kalon Shqipëria ka njoftuar kryeministri.

“Do të mjaftojë tashmë një klik në https://e-albania.al dhe kadastra shtetërore do të vijë tek ju, pa ndërmjetës e pa radhë. Sistemi sapo është “ndezur” .

Pagesat për këtë shërbim do të bëhen online nëpërmjet llogarive bankare dhe po finalizohen marrëveshjet me bankat e nivelit të dytë, ndërkohë që ka edhe zgjidhje për ata që nuk mund të kryejnë pagesa në këtë mënyrë:

Siç do ta shihni edhe pagesat e shërbimeve të kadastrës do të mund t’i bëni online, përmes llogarisë suaj bankare, ndërkohë që po finalizohen marrëveshjet me të gjitha bankat e nivelit të dytë në vendin tonë.

 Për ata që nuk kanë kartë krediti apo debiti, mandat pagesa gjenerohet nga https://e-albania.al dhe qytetari e bën pagesën në bankë dhe e ngarkon në aplikim – pa radhë, pa vonesë, pa ryshfet.

Përgjigja do jepet brenda 3-5 minutave për 1 milion e 700 mijë persona në sistem, ndërsa të tjerët që nuk janë pjesë e tij do të kalojnë në verifikimin e Drejtorive Vendore