Tashmë, targat e veçanta të makinave mund t’i porosisni online.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se shërbimi për porositjen e Targave ONLINE është një nga risitë më të suksesshme.
“DPSHTRR furnizon periodikisht dhe informon zyrtarisht publikun për rimbushjen e sistemit ONLINE me Targa të Veçanta! Furnizimi i 15-të, dt. 21 Janar 2020, në totalin e targave 192 palë për automjete nga AB 500 AE- AB 999 AI (kombinimet numërore shembull: 001/010/111/101/100).Të ardhurat shkojnë për investime, projekte edukative, siguri rrugore, green revolution, retro!” njofton DPSHTRR ndërsa fton të interesuarit që të aplikojnë online.