Shërbimi Zjarrfikës menaxhon me sukses situatën e krijuar nga moti i keq

327

Bashkia e Tiranës ka mundur të përballojë me sukses edhe natën më të ftohtë të këtij dimri, ndërsa ka ofruar strehë dhe të gjitha kushtet e nevojshme për rreth 150 persona në 4 qendrat sociale. Një rol të rëndësishëm në menaxhimin e kësaj situate ka luajtur edhe Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë së Tiranës, i cili i është përgjigjur në kohë të gjitha emergjencave dhe thirrjeve të qytetarëve për ndihmë, jo vetëm në rast zjarri, por edhe kur është dashur ndërhyrje të tjera për familjarët e vetmuar.