Shfaqje teatrale dhe lojëra për fëmijët në skenën e Amfiteatrit të Tiranës, hyrja falas

17

Në Ditën Ndërkombëtare të Veprimtarive për Klimën, bashkia e Tiranës  sjell më 24 dhe 25 tetor në bashkëpunim me autorin dhe regjisorin Anderson Gurra, shfaqjen teatrale “Zoti Plastika”, në Amfiteatrin e Tiranës.

Përmbyllja e këtij aktiviteti do të vijë nëpërmjet një bashkëbisedimi mes fëmijëve, personazhit të Zotit Plastika dhe një specialisti nga Qendra Burimore e Mjedisit si dhe mbjellja e luleve sezonale nga fëmijët të ndihmuar nga specialistët e gjelbërimit të APR.

Dita Ndërkombëtare e Veprimtarive për Klimën synon të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve në organizimin e veprimtarive sensibilizuese për ndryshimet klimatike në mbarë botën.

Për herë të parë kjo ditë u vendos në 2009-ën nga organizata “350.org”. Kjo ishte fushata e parë globale për një çështje shkencore. Qëllimi i Ditës Ndërkombëtare të Veprimeve për Klimën në vitin 2009 ishte ndikimi te delegatët e Samitit të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, që do të mbahej në dhjetor 2009