Shfrytëzojeni karantinimin për të mësuar këto 5 aftësi të reja

42

Karantinimi në shtëpi ka krijuar një mundësi të artë për të krijuar disa aftësi të reja që do të impresionojnë këdo që do të takoni pas pandemisë. Më poshtë është një listë me disa aftësi që ju mund të përvetësoni këto kohë:

Mësoni të luani një këngë në një instrument muzikor.

Teoria muzikore është shumë komplekse, por një javë duhet të jetë kohë e mjaftueshme për të mësuar një këngë në harmonikë ose kitarë.

Mësoni të zgjidhni një kub të Rubikut

Njerëzit që zgjidhin kubet e Rubikut shumë shpejt, ndonjëherë në më pak se 10 sekonda – ju tregojnë se nuk ka asgjë kaq të veçantë për enigmën. Thjesht duhet të njihni një grup algoritmesh, që pjesët orientuese të kubit të plotësohen një nga një. Kujtimi i rendit të atyre kthesave mund të bëhet çuditërisht shpejt. Një fillestar mund të zgjidhë lehtësisht një kub të Rubikut në më pak se dy minuta gjatë një jave.

Mësoni të gatuani

Të mësosh të është një mundësi e mirë këto ditë

Mësoni bazat e kodimit

Punët që mbështeten në kodim vazhdojnë të jenë shumë të kërkuara. Ekzistojnë një numër kursesh falas në internet mbi bazat e kodifikimit. Për shembull, kompania Coursera ofron një kurs falas 22-orësh çdo disa javë, dhe Udemy ofron disa nga kurset e veta që mund të filloni në çdo kohë. Edhe Google ofron seritë e veta në Python.

Mësoni të flisni bazat e një gjuhe të re

Njerëzit që flasin gjuhë të shumta quhen poliglot. Matthew Youlden dhe vëllai i tij Michael mund të flasin mbi një duzinë gjuhësh, duke i bërë ata “hiper poliglotë”. Ata mësuan të flisnin turqisht brenda një jave. Aplikacionet mund t’iu ndihmojnë në rrugëtimin tuaj për të mësuar një gjuhë të re. Aplikacioni gjuhësor Duolingo kohët e fundit pati një rritje prej 148% në regjistrime.