Shifra pozitive për ekonominë – Eksportet shqiptare shënojnë rritje me 20.2 %

7

Në janar, eksportet e mallrave arritën vlerën 42 miliardë lekë, duke u rritur me 20.2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 4.6 %, në krahasim me dhjetorin e vitit 2022.

Referuar raportit të publikuar nga INSTAT, mbi tregtinë e jashtme, importet e mallrave arritën vlerën 58 miliardë lekë, duke u rritur me 5.8 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me 38.5 %, në krahasim me dhjetorin 2022.

Të dhënat tregojnë se deficiti tregtar i këtij muaji është 16 miliardë lekë, duke u ulur me 19.4 %, krahasuar me janarin 2022 dhe me 70.3 %, në krahasim me dhjetorin 2022.

Në rritjen e eksporteve prej 20.2 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 12.9 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me 3.7 pikë përqindje, dhe “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 1.6 pikë përqindje.