Shifra/ Sa të huaj vizituan Shqipërinë për arsye biznesi dhe profesionale

22

Numri i shtetasve të huaj që vizituan vendin tonë për qëllime biznesi dhe profesionale në periudhën janar-shtator të këtij viti llogaritet 73 211.

Instituti i Statistikave, publikoi të dhënat e lëvizjes së shtetasve për periudhën janar-shtator, sipas të cilave numri i individëve që vizituan Shqipërinë për qëllime biznesi dhe rezulton me rritje prej 16.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i hyrjeve për qëllime biznesi dhe profesionale arriti 63 011.